Biznes në Shqipëri / Sipërmarrësi i huaj: Në Itali ka shumë burokraci, këtu më pak

29 Tetor 2023 | 19:50

Salvatore Zagaria, sipërmarrës italian ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku foli për biznesin e tij në vendin tonë .

Ai theksoi se në Shqipëri nuk ka burokraci ashtu si në Itali.

Më tej ajo theksoi se hasi në vështirësi në gjetjen e personelit pasi shumë të rinj janë larguar, ndërsa shtoi se tashmë stafin e trajton si familje.

“Burokracia është diçka që po vret Italinë. Këtu është ndryshe. Kjo është gjëja që i ndihmon më shumë. Pastaj regjimi fiskal është goxha i përshtatshëm, krahasuar me vendet e tjera. Në Shqipëri gjendet ajo që në botë është më e vështirë për t’u gjetur. Një sipërmarrës  në Shqipëri ka mundësi të jetoj më mirë. Unë hasa në vështirësi për personelin, sidomos  nga dëshira e të rinjve për të shkuar jashtë shtetit. Edhe në Itali ka qenë ky problem, por kemi arritur të krijojmë një staf që ne e trajtojmë si një familje. Duhet të ju jepet një stimul që ata të ndihen mirë. Duhet të kemi parasysh kostot  qëndrimit dhe strehimit. Në Shqipëri ke mundësi të punosh në një sipërmarrje serioze sepse kostot janë më të ulëta dhe munt t’i ofrosh garanci personelit që të rri i qetë”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026