OKB: Qindra pacientë kanë ngecur në spitalet e Gazës, ata nuk mund të zhvendosen

30 Tetor 2023 | 10:05

Qindra pacientë janë të bllokuar në spitalet në veri të Gazës dhe nuk janë fizikisht në gjendje të lëvizin në jug, kështu tha kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë në territor.

Sipas BBC, Tom White nga UNRWA i bëri jehonë asaj që mjekët dhe organizatat e tjera bamirëse kanë thënë , se është e pamundur të zhvendosen pacientët nga spitalet si Al-Quds në Gazën veriore. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thotë se Izraeli u tha atyre që të evakuonin spitalin të dielën, ndërsa sulmet vazhdojnë aty pranë.

“Shumë njerëz në veri po kërkojnë strehim në shkollat ​​e UNRWA, ata po kërkojnë strehim në spitale. Unë isha në një nga spitalet këtë javë dhe ka qindra e qindra pacientë që nuk mund të zhvendosen.

Ai tha se shumë njerëz në veri jo vetëm pacientë , që gjithashtu “nuk mund të lëvizin sepse fizikisht nuk kanë transport, nuk kanë mjete”.

Njerëzit janë shumë të uritur, shumë të etur dhe shumë të frikësuar, dhe shumë po jetojnë me copa buke dhe kur mundemi po u japim ushqim të konservuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se bisedimet diplomatike me Iranin do të ndërpriten menjëherë nëse Teherani përpiqet të mbledhë tarifa nga trafiku...
14:07 | 24/06/2026

“Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!

Në një deklaratë që padyshim e godet krenarinë e Donald Trumpit, kryenegocjatori iranian Mohammad Bagher Ghalibaf, e cilësoi marrëveshjen mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara...
14:06 | 24/06/2026

Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria

Këtë të mërkurë u raportuan të shtëna me armë zjarri pranë Ambasadës Amerikane në Awkar, në verilindje të Bejrutit, ndërsa ushtria libaneze preu rrugën që...
14:00 | 24/06/2026