Eksperti Selmani: 1 në 3 të burgosur dalin në arkivol nga burgu i Idrizovës
Eksperti i Sigurisë, Bashkim Selmani është shprehur se burgu i Idrizovës është i mbingarkuar duke theksuar se nga ky burg dalin 1 në tre persona të vdekur.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, tha se në këtë burg ka një mentalitet komunist, duke theksuar se të burgosurit nuk kanë as kushte themeltare.
“Kemi një situatë tronditëse dhe shqetësuese dhe bazuar në të drejtat e të burgosurve. Burgu i Idrizovës mbart një mentalitet komunist, që jo vetëm që cenohet e drejta e jetës së individëve. Mbrëmë kishim vdekjen e një personi. Burgu duhet të mbyllet. Burgu është bërë për 800 persona ndërsa aktualisht janë mbi 1800. Nuk kanë as kushte themeltare. Po përcillen arkivole dhe askush nuk del në një deklaratë se cilat janë shkaqet”-tha ai.
Disa të burgosur për mungesë të hapësirave vendosën të shtrihen në korridoret e burgjeve dhe jo në qelitë ku duhet të vendosen. Nuk ka krevate, nuk ka ngrohje, nuk ka lavamane për mirëmbajtjen e higjienës në kushte normale. Si mund të thuhet që janë kushte që i plotësojnë standardet. Mendoj se ne me të drejtë i kemi trajtuar si kushte jo normale dhe çnjerëzore”,-tha avokati.
Kujtojmë se të paktën dhjetë pjestarë të policisë dhe rreth 50 të burgosur janë lënduar gjatë një përplasje fizike në burgun e Idrizovës, në Shkup sipas njoftimit më 28 tetor të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut.
Të burgosurit, sipas zëdhënësit të MPB-së, Toni Angellovski, kanë bërë rezistencë gjatë përpjekjes së policisë për të kontrolluar qelitë e tyre, pas informacioneve se po mbanin sende të ndaluara.
Gjatë bastisjes që është kryer me urdhër që Gjykatës Penale të Shkupit, policia në qelitë e të burgosurve ka gjetur 63 telefona celularë, 82 thika, katër thumba, 71 mbushës telefoni dhe substance narkotike.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur