“Shkulën rrjetin elektrik”- Administratorja: Si ndodhi konflikti me Mark Frrokun
Administratorja e firmës që po ndërton te Kepi i Rodonit, Ana Shtjefni, ishte këtë të hënë e ftuar në Euronews Albania për të folur rreth konfliktit të dhunshëm të ndodhur ditën e djeshme me përfaqësuesit e Kishës Françeskane.
Ajo tha se pesë persona, përfshirë ish-deputetin Mark Frroku, shkuan si të dërguar nga kisha për të vëzhguar pronën, e menjëherë ka ata kanë ushtruar dhunë dhe kanë dëmtuar pronën, duke i trajtuar pronarët, siç u shpreh Shtjefni “si pushtues”.
Administratorja tha se dëmet në pronë ishin shumë të mëdha pasi kishin prishur rrjetin elektrik dhe të ujësjellësit, si dhe kishin thyer dyer e dritare në të gjitha godinat. Ajo tha gjithashtu se një nga 5 personat edhe e kishte kërcënuar atë personalisht me sqepar në dorë duke i thënë, “këtu nuk do futesh as sot as sa të jem unë gjallë”.
Sipas saj prona është e marrë me qera nga Provinca Françeskane, por kontrata u ndërpre papritur duke mos respektuar rregullat.
“Me një autorizim, provinca Françeskane, dërgoi pesë persona për të vëzhguar këtë pronë dhe menjëherë ka filluar dhuna kundër nesh. Kundër meje personalisht e të tjerë ve. Përfaqësuesit e kishës i dërguan. Këta që vijnë si vëzhgues për të parë pronën, dëmtojnë pronën. Ne në këtë moment nëse ju vini në kepin e Rodonit, prona është shumë e dëmtuar. Kanë prishur rrjetin elektrik që ne kemi realizuar, kanë prishur rrjetin e ujësjellësit, kanë thyer të gjitha dyert e godinave, përfshirë godinën ku unë banoj, duke vjedhur gjithçka.
“Do dilni jashtë ju jeni pushtues. Ne jemi trajtuar si pushtues. Është një video që e kam unë, ku njëri nga vëzhguesit që është edhe përgjegjës, unë e zura brenda lokalit tim, ku ai as nuk duhet të afrohej. Ai shqeu derën vodhi brenda lokalit. Unë gjendem në ato momente aty dhe ai më kërcënon me një sqepar në dorë. Edhe kafshët tona që ishin atraksion janë larguar.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha