Konflikti te Kepi i Rodonit, administratorja: Si ka lindur konflikti për pronën

30 Tetor 2023 | 14:49

Administratorja e firmës që po ndërton tek Kepi i Rodonit Ana Shtjefeni foli për Euronews Albania, ku tregoi të gjithë rrjedhjen e ngjarjes që çoi në konflikt mes dy palëve si dhe arrestimin e  8 personave, ku në mesin e tyre dhe ish-deputeti Mark Frroki.

Ajo tha se Gjykata e Durrësit i ka dhënë të drejtë kompanisë së saj që të vazhdojë punimet në zonë ashtu siç kishin nënshkruar kontratën me Provincën Françeskane Shqiptare.

Shtjefni shprehet se ata nuk e kanë humbur statusin e qiramarrësit, teksa zbuloi se pala e Provincës Françeskane ka ndërprerë papritur kontratën.

Në momentin që disa vëzhgues nga kisha, përfshirë dhe ish-deputetin Frroku, kanë shkuar tek prona ka nisur debati. Sipas administratores ata kanë shkatërruar por dhe vjedhur në zonë.

“Unë jam administratorja e kompanisë  që ka një kontratë qiramarrje  me provincën françeskane te Kepi i Rodonit. Kontrata ka filluar para 4 viteve. Kemi që prej një viti që kemi probleme me provincën. Një nga problemet është toka e banorit që u konfliktuar dje. Ne në janar të vitit 2023, provinca françeskane në mënyrë të njëanshme dhe pa diskutuar me ne duke nxjerrë pretekstin se nuk paguajmë qiranë prishi kontratën për arsye se ishte e pamundur që të vazhdonim të investonim në një pronë që  kishte paqartësi. Në fillim të janarit iu drejtuam Kadastrës që të na jepte dokumentet e disa pasurive, gjë që nuk po e bënte dhe pse e kishte në kontratë që ta bënte provinca.

Kadastra tha se nuk e bënte dot se SPAK e kishte sekuestruar. Më pas i drejtohemi Gjykatës së Tiranës që del menjëherë me një masë sigurie, ku shprehet se provinca françeskane duhet të pezullojë çdo veprim që ka lidhje me pronën objekt. Në Prill të vitit 2023, provinca del me një padi tjetër që duhet të lirojë pronën për arsye se ka mbaruar afati. Vetë Gjykata e Durrësit shprehet kompania do të vazhdojë të kryejë aktivitetin e vet brenda Kepit të Rodonit dhe të vazhdojë të bëjë punën sipas kontratës. Ne nuk e kemi humbur statusin e qiramarrësit. Me një autorizim provinca françeskane dërgon disa persona për të vëzhguar si pronë dhe menjëherë ka filluar dhuna ndaj nesh. Kanë prish rrjetin elektrik, rrjetin e ujësjellësit, kanë vjedhur dhe kanë shkatërruar”-tha ajo.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024