VIDEO| Përplasja fizike në Kuvend, përjashtohet deputeti i PD

30 Tetor 2023 | 17:16

Seanca e pasdites në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me debate të ashpra teksa deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren menjëherë sapo kryetarja Nikolla ka lexuar rendin e ditës.

Debati ka nisur në kohën që kryetarja e Kuvendit po prezantonte rendin e ditës. Gazment Bardhi ka kërkuar fjalën për procedurë, por kjo nuk është pranuar. Kjo gjë ka bërë që deputetët e opozitës të ngrihen dhe të bllokojnë foltoren, që më pas agravoi deri konfliktin verbal me fjalë të rënda.

Debatet kanë agravuar në përplasje fizike mes deputetit të PS, Vullnet Sinaj i cili mori fjalën nga vendi për të folur për rendin e ditës ndërkohë që deputetët e PD, të ngritur në këmbë i kërkonin të ndalonte.

Në një moment Bledion Nallbati ka shkuar pranë tij dhe i ka fikur mikrofonin duke e shtyrë e më tej duke e goditur me grushte. Në konfrontim janë përfshirë më tej deputetë të tjerë të PD, si Flamur Noka e Edi Paloka.

Është dashur ndërhyrja e Gardës për të qetësuar situatën. Pak minuta pas përpasjes në Kuvend kryetarja Lindita Nikolla ka lajmëruar përjashtimin e menjëhershëm të deputetit Nllbati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026