“Deputetët e opozitës erdhën me skenar”, Çuçi: Kuvendi do vijojë punën

30 Tetor 2023 | 19:07

Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi në një deklaratë për jashtë Kuvendit tha se opozita kishte ardhur e përgatitur me një skenar në seancën e sotme.

Çuçi hodhi poshtë pretendimet e Gazment Bardhit se mazhoranca ka privuar opozitën  nga komisionet parlamentare ndërsa theksoi se për ngritjen e komisioneve hetimore është bërë konsultim dhe me opozitarët në Kuvend.

“Kjo është e qartë, skenari i tyre për  të prishur seancat plenare. Ju garantoj se kjo gjë nuk do të ndodhë. Se do të merrmi me shqyrtimin e projektligjeve në rrugë e BE-së dhe të gjithë shqiptarëve. Nuk është e thënë që çdo amendimet nga opozita të miratohet. Nuk është e parashikuar në asnjë shtet të botës. Ndodh vetëm kur janë të vlefshme. Për komisionet hetimore është e drejtë kushtetues e opozitës, por nuk duhet abuzuar me këtë të drejtë”, tha Çuçi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026