Meta flet për çështjen “Partizani”: Drejtësi e kapur, akuza është e diktuar nga Rama
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ishte këtë të martë në një konferencë për mediat ku e cilësoi arrestimin e Jamarbër Malltezit dhe të gjithë çështjen “Partizani” si një metodë e kryeministrit Rama për të hequr vëmendjen nga skandalet e tij.
”Sa i takon qëndrimeve ndaj zotit Berisha nga ana e prokurorëve të SPAK apo të përfaqësuesve të gjykatave, dëshiroj të shpreh edhe një herë tjetër keqardhjen për këtë rrëshqitje e cila nuk është e papritur të së ashtuquajturës drejtësi e re ,e cila anashkalon parlamentin, del mbi kushtetutën dhe mbi Konventën Europiane të të drejtave të njeriut dhe natyrisht që ne e dimë shumë mirë që është një aktakuzë e cila në radhë të parë u bë në kongresin e Partisë Socialiste, Edi Rama.
Është një aktakuzë e diktuar në çdo element prej tij, i cili për çështjen e ish-klubit “Partizani” është edhe personi kryesor që ka marrë përgjegjësinë për të bërë ndërrimin e destinacionit, nga një destinacion sportiv, në nëj destinacion për ndërtime, por po të shikoni dosjen emri i tij nuk del. ai ka garantuar përmes kapjes së drejtësisë paprekshmërinë e tij”,-tha Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur