“Mund të jetë fundi i pavarësisë për Malin e Zi”, politikani serb: Plani i Rusisë

1 Nëntor 2023 | 12:12

Politikani serb Nenad Canad tha në një intervistë për Euronews Albania se Mali i zi mund të rrezikojë edhe pavarësinë.

Ai tha se pas zgjedhjes së qeverisë së re në Malin e Zi, vendi ndodhet mes dy rrugëve pasi qeveria e zgjedhur sipas tij është pro ruse, ndërsa vendi është pjesë e aleanc ës së NATO-s.

Sipas politikanit serb nëse Mali i Zi do të dëbohej nga NATO për shkak të qeverisë pro ruse, atëherë vendi mund të rrezikonte pavarësinë.

“Ndryshimet politike në Malin e Zi janë direkte pro ruse dhe kjo është e rrezikshme sepse Mali i Zi është pjesë e aleancës së NATO-s. Vendi ose do merret nga Kremlini, ose nga shtetet e NATO-s. Nëse Mali i Zi do të dëbohej nga NATO për shkak të qeverisë pro ruse, kjo do të krijonte shumë probleme, sepse do të ishte fundi i pavarësisë për Malin e Zi.

Do të kishte një rrjedhje në sistemin e inteligjencës së NATO-s ndaj tani jemi në një situatë ku nuk duhet të mbyllim sytë përpara përpjekjes së Rusisë për të dominuar në Ballkanin perëndimor që do të pasohet me instalimin e bazave ushtarake për kërcënimin e vendeve europiane”,-tha politikan i serb Canad.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026