“U harrua çdo gjë!”, Soko: Nga pensionet deri te paketat fiskale, askush nuk foli!

2 Nëntor 2023 | 15:33

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko shpjegoi në një intervistë për Euronews Albania çështjet që ka adresuar buxheti i shtetit i cili u miratua sot. Mes tensioneve në Kuvend u votua dhe për paketën fiskale që përfshin sa taksa do të paguajmë dhe si do të shpenzohen këto para.

Sipas tij është shqetësuese se si qeveria dhe parlamenti asnjëherë nuk i dolën për zot inflacionit.

“Zakonisht buxheti në një shtet normal tenton të mbulojë ato që quhen problematika. Nga pikëpamja sociale janë mosha e tretë, ata që përfitojnë pensione, por jo vetëm pensionet e pleqërisë, por dhe pensione të tjera shtetërore që jepen për shtresa të caktuara, duke përfshirë këtu dhe ndihmën ekonomike dhe pensionin e invaliditetit etj. Ky buxhet do të duhet të ishte kompesues për peshën që inflacioni, pra rritja e çmimeve të produkteve dhe sidomos rritja e çmimit të produkteve ushqimore, që janë ushqimet bazë, do të duhej që të adresohej në këtë buxhet. Pra, ne kemi sot një krizë inflacioniste, që ka goditur familjet, sidomos familjet e varfra. Ne sot për shkak të krizës inflacioniste kemi më shumë taksa që mblidhen pikërisht për shkak të rritjes së çmimit dhe këto janë taksa konsumi që ndihen më tepër të familjet e varfra. Do të duhej që ky buxhet të adresonte këto çmime dhe ky buxhet nuk e bën,” – u shpreh Soko.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024