Arian Çani: Deputetët e opozitës duhet të rriheshin aty, të shkonin në ekstrem
Gazetari Arian Çani pretendon se tensionet e sotme në Kuvend nuk ishin mjaftueshëm. Në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” ai tha se deputetët e opozitës duhet të rriheshin aty dhe të shkonin në ekstrem.
Sipas tij, kjo është e vetmja formë revolucioni që do të çonte në arritjen e synimit të opozitës.
“Mediat e pushtetit këtë e kanë quajtur revolucion karrigesh dhe për hir të së vërtetës nuk është gjetje e keqe, është gjetje interesante, për një njeri si puna ime që është neutral, me asnjë palë, mua mu duk interesant ky revolucioni i karrigeve. Për mua kjo që po ndodh është krej normale dhe habitem si ata deputetë atje nuk kanë mundësi të bëjnë më shumë. Të merresh me karrige s’është trimëri e madhe. Reagimi duhet të jetë edhe më destruktiv. Unë jam që opozitat duhet të jenë destruktive në momentin që janë të bindura se mbrojnë kauza të drejta për publikun dhe për veten e tyre,” – u shpreh Çani.
Gazetari u shpreh se nuk ka asgjë të keqe që një opozitë të jetë destruktive dhe është diçka normale në vendet me demokraci të zhvilluar.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut