“Hapi i radhës i opozitës do jetë…”/Demokrati zbardh skenarin e PD
Ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi tha në një intervistë për Euronews Albania se do i kërkojnë qytetarëve të reagojnë kundër qeverisë Rama, nëse nuk shohin reagim nga ky i fundit.
Sipas tij, institucionet kanë pushuar së ekzistuari dhe gjithçka po ndodh në Kuvend mund të konsiderohet turp.
“Kur institucionet pushojnë së ekzistuari, nuk janë më institucione, por janë godina prej tulle dhe llaçi dhe nuk i thonë më asgjë, se ajo që ndodh atje është një turp, nuk është më parlament ai, qytetarët duhet të dalin pastaj dhe të marrin në dorë fatet e tyre. Unë uroj që shumica t’i thërrasë arsyes, Edi Rama në fakt, se nuk ka më vullnet atje, atje është një person, nuk duket që po jep shenja arsyeje që t’i lejojë opozitës të ushtrojë të gjithë funksionet e saj kushtetuese, mos të ketë më lojëra për ta kontrolluar opozitën me vendime gjykatash, me vendime të padrejta parlamenti, që do t’ju përcaktojë se kush është përfaqësuesi, me mohim të drejtash kushtetuese dhe vendi të kthehet në normalitet, kjo është thirrja jonë. Nëse Edi Rama nuk e bën këtë, thirrja do të jetë për gjithë qytetarët, që t’i japin përgjigje një diktatori që nuk e bën më njësoj si ai në të kaluarën, por është një variant i Putinizmit,” – u shpreh Bumçi.
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona