”SPAK-u të hetojë edhe më lart”, Meta: Kushdo që shkel ligjin dhe Kushtetutën të ndëshkohet

12 Shkurt 2021 | 18:43

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur arrestimin e gjyqtares së Krujës, por kujtoi se në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion ka edhe të tjera padi që presin të hetohen, për zyrtarë edhe më të lartë të drejtësisë.

“Çdo njeri që shkel ligjin dhe abuzon me detyrën duhet të ndëshkohet,” – kështu foli Presidenti Ilir Meta pas arrestimit të gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha.

“Për mua është me rëndësi që çdo njeri që shkel Kushtetutën, ligjin, që abuzon me detyrën, të ndëshkohet. S’ka nevojë për komente për drejtësi me regji. Në SPAK janë prej kohësh edhe kallëzimet me prova dhe fakte edhe për gjyqtarë të tjerë të nivelit edhe më të lartë,” – tha Meta.

Në nëntor të vitit 2019, presidenti Meta paditi në SPAK ish-kryetarin e Gjykatës së Lartë dhe ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, për shpërdorim detyre, lidhur me propozimin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Nga SPAK nuk ka ende njoftime për hetime mbi këtë padi të kreut të shtetit. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026