Peqin/ Lëvizte me pistoletë, arrestohet 44-vjeçari me precedent kriminal
Një 44-vjeçar është arrestuar në Peqin pasi është kapur me armë zjarri me vete.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit “Fatish”, në pranga ka rënë F. D.
“Në vijim të punës intensive të Policisë, për konstatimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin kanë siguruar informacion nga inteligjenca policore, se një shtetas që lëvizte i armatosur në fshatin Fatisha, përbënte rrezik për banorët. Në fshatin Fatisha është ndaluar për kontroll automjeti që drejtonte 44-vjeçari, të cilit iu gjet me vete, një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, e gatshme për qitje”-njofton policia.
Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte shtetasi F. D.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë