Lobimi në SHBA, PD reagon për Review: BBC ricikloi lajmin, s’na u kërkua komunikim
Teksa ne emisionin Revieë diskutohej artikulli i BBC mbi lobimin e Partisë Demokratike në SHBA në vitin 2017, zyra e shtypit e PD ka reaguar në lidhje me lajmet e qarkulluara së fundmi në media.
Zëdhënësja e PD, Mireal Karabina theksoi se kjo është një çështje e sqaruar dhe e mbyllur nga drejtësia shqiptare dhe nga ajo amerikane.
“Edhe nga drejtësia shqiptare, ku Z. Basha ka folur para organeve të drejtësisë dhe prokuroria i ka mbyllur hetimet. Gjithashtu, dhe nga drejtësia amerikane (dosja Mcgonigal) e cila është shumë më e Interesuar për këtë çështje që vërtetoi se “ lobimet ruse” të PD në atë kohë, ishin një inskenim i Edi Ramës me ndihmën e A. Nezës dhe D. Duçkës dhe ish-drejtuesit të FBI, tashmë i dënuar. Pra, kjo çështje është sqaruar dhe e mbyllur. Është riciklim lajmi. Dhe, nuk ka pasur refuzim as nga Z. Basha dhe as nga PD për të kontaktuar me BBC pasi nuk i është kërkuar komunikim. Sot Z. Basha është reporter i Keshillit te Europes për konfiskimin e aseteve ruse. Pra, Këshilli i Europes ia ka besuar Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë këtë mision delikat dhe të rëndësishëm”, tha Karabina.
“Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj
I akuzuar si pjesë e grupit të Luçiano Kuçekut, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama
Rama reagon për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
- 18:30 Komentet pozitive të Papës për marrëveshjen SHBA-Iran, reagon Vance
- 18:29 Merz pas deklaratës së Hegseth për rishikimin e trupave amerikane: Aleatët e NATO-s do të forcojnë shtyllën evropiane
- 18:22 Gjykata e Lartë prish sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt, çështja kthehet në GJKKO
- 18:20 BE-ja paralajmëron diskutim strategjik për zgjerimin
- 18:11 Ukraina dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për raketat antibalistike, Zelensky u bën thirrje aleatëve
- 18:06 Avokati i Popullit nis hetimin e veprimeve të policisë ndaj protestuesve, takon aktivistët e proceduar