Grid Rroji: Politikanet kanë vjedhur shqiptarët, iu ka humbur kontrolli

3 Nëntor 2023 | 21:34

Studiuesi Grid Rroji, tha në një intervistë për emisionin Review në Euronews Albania se politikanët shqiptarë kanë humbur kontrollin dhe vetëm po vjedhin popullin shqiptar.

“Po të shihni janë katër drejtuesit kryesor të politikës në Shqipëri sot. Kemi kryeministrin i cili është nën hetim për çështjen McGonigal dhe për disa çështje të tjera në Evropë, kemi kryetarin e opozitës me letra që është zoti Basha të cilit i rikujtohet çështja Muzinë, kemi kryetarin e opozitës që ka një grup më të madh njerëzish mbrapa, por pa vulë siç është zoti Berisha i cili është non grata dhe nën hetim nga ajo pjesë e drejtësisë shqiptare që nuk kontrollohet nga shqiptarët, kemi dhe një ish-kryeministër e ish-president bashkë me gjithë bashkëpunëtorët e tij në hetim të thellë nga ajo pjesë e drejtësisë që nuk është drejtësia shqiptare, pra këtu po bëhet një luftë e fortë midis parisë së Tiranës që punon bashkë pavarësisht karrigeve që hedhin në parlament. Nëse, siç thotë një avokat i njohur nga anët tuaja, SPAK kontrollohet nga SHBA-ja, kujt i bëjnë luftë të tre këta. Sot pash dhe që kryeministri tha se SPAK-u nuk është i Amerikës, por i joni, por druaj shumë se këto janë qasje të kryeministrit që i afrohet karagjozllëkut të lagjes dhe nuk ka asnjë lloj serioziteti,” – u shpreh Rroji.

BBC publikoi të martën një investigim të gjatë në lidhje me mënyrën si rrethi i ngushtë i Vladimir Putin ka përdorur kompani të ndryshme “guaskë”, për të fshehur pronarët, për të marrë pagesa të paligjshme dhe për të depërtuar në ekonominë britanike.

Pjesë e investigimit përmendet dhe lobimi i Partisë Demokratike në SHBA në vitin 2017.

BBC shkruan se dyshohet se kryedemokrati Basha ka lobuar për të pasur një foto me ish-presidentin amerikan, Donald Trump

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026