“Po të kisha shkollë do dilja mësuese”, nëna 1 shekullore tregon pengun e jetës

4 Nëntor 2023 | 19:59

Nënë Prena, 101-vjecarja që jeton në Rubik, tashmë nën kujdesin e 2 punonjësve që ndajnë turnet për ta ndihmuar, shprehet për anën negative të të jetuarit për më shumë se 1 shekull.

Nëna 101 vjeçare për emisionin “Real People” në Euronews Albania,  tregoi se kishte shumë dëshirë që  të bëhej mësuese, por kjo ëndërr i mbeti në sirtar, për t’u realizuar më pas nga dy vajzat e saj.

“Ëndrra shoh, shoh të vdekur shokët e mi, shoh gratë e shokëve, i shoh si me qenë gjallë. Nipa e mbesa kam boll. Disa nuk i njoh e as s’më njohin. Kam pirë gjithmonë kafe e raki. Rakinë e pi prapë po skam ku ta marrë. Pija një gotë ose dy.  Po të kisha bërë shkollë, do dilja mësuese. Por dy vajzat u bënë mësuese. Kur u hap shkolla më thanë të çojë vetëm një gocë. Me burrin ndërtuam dy kulla. Kam mbajt gurë në shpinë”-përfundoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026