Bektashi u paraqit në SPAK, Berisha jo| Avokati: Nuk tha asgjë, por foli shumë
Fatmir Bektashi, ndryshe nga Sali Berisha i cili vendosi të mos zbatojë urdhrin e GJKKO-së, u paraqit këtë të hënë në SPAK.
Avokati i ish-kryeministrit tha për Euronews Albania se pavarësisht heshtjes së tij në momentin që doli nga Prokuroria e Posaçme, ortaku i dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezit, foli shumë.
Sipas tij prania e ndërtuesit të kullave në ish-kompleksin Partizani, nuk ka lidhje me Berishën, pasi ai nuk është deputet i Kuvendit dhe për të nuk ndiqen procedura parlamentare.
“Këtu ka një ndarje të madhe. Zoti Bektashi nuk e ka këtë cilësi të veçantë dhe ai vijon me procedurën e zakonshme, por për rastin e zotit Berisha dhe këtu nuk e di a jeni në dijeni dhe keni kuptuar thelbin e këtij debati, por zoti Berisha është deputet i Kuvendit, kështu që ata kanë detyrimin ligjor që të kalojë procedurën parlamentare. Së pari, detyrimin e kishte SPAK-u për ta çuar në Kuvend dhe në mungesë të dëshirës së SPAK-ut, duhej gjykata që SPAK-ut t’ia kthente mbrapsht me arsyetimin se nuk është rruga Gjykata Anti-Korrupsion për dhënien e autorizimit të një deputeti siç është zoti Berisha, por rruga e duhur është Kuvendi i Shqipërisë dhe nëse ata japin autorizimin Gjykata legjitimohet për të vazhduar me procedurën e caktimit të masave shtrënguese, siç ka vepruar, por jo në mënyrë kushtetuese,” – u shpreh Gjokutaj.
Bektashi u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme pas kallëzimit të bërë në vitin 2020 nga ministri i Brendshëm Taulant Balla lidhur me privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut