U përplas kokë më kokë me shokun, lojtari i Burrelit humb ndjenjat në fushë
Ndeshja e sotme mes skuadrave të Tomorrit dhe Burrelit, e luajtur në Stadiumin “Tomorri” në Berat, është shoqëruar me një incident në fushën e lojës.
Pikërisht në minutën e 20 të pjesës së parë, kur ndeshja Tomorri-Burreli ishte 0-0, gjatë një aksioni dy futbollistë të Burrelit janë përplasur me kokë dhe njëri prej tyre, sulmuesi Dali Faruku ka rënë në fushë pa ndjenja.
Ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve të të dy ekipeve bëri që futbollisti të përmendej pas 10 minutash. Pas kësaj, në fushë ka mbërritur ambulanca, e cila e ka transportuar Farukun drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe është rikthyer në fushë në pjesën e dytë të ndeshjes.
Ndeshja Tomorri-Burreli, e luajtur në Stadiumin “Tomorri” në Berat, ka përfunduar me rezultatin 0-1.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve