Marrëveshja me Italinë për emigrantët, PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën

6 Nëntor 2023 | 18:39

Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama lidhur me marrëveshjen e firmosur me kryeministren italiane ku Shqipëria bëhet vend pritës për emigrantët.

Përmes një njoftimi për mediat PD bën me dije se kërkesa për interpelancë është dorëzuar nga nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku.

“Në këtë kërkesë, PD kërkon që qeveria shqiptare të japë sqarime lidhur me këtë marrëveshje pasi nuk ka asnjë transparencë nga pala shqiptare, ndërsa pala italiane i ka bërë jehonë këtij pakti me qeverinë tonë. Marrëveshja u njoftua nga kryeministrja italiane,  ndërsa pala shqiptare deri tani asnjë njoftim.

Kryeministrja Meloni shpjegoi se është rënë dakord, që të përdoren disa zona të Shqipërisë si vend pritës të refugjatëve, për të bërë të mundur seleksionimin e tyre, në mënyrë që të vendoset nëse ata kanë të drejtë të përfitojnë azil, ose jo. Sipas medias italiane, kjo bazë pritëse, mësohet se do të jetë Shëngjini, ku përgjatë një viti mund të mbërrijnë deri në 36 mijë emigrantë, siç edhe ka deklaruar kryeministrja italiane”, thuhet në kërkesën e PD.

Shqipëria dhe Italia nënshkruan sot një marrëveshje për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm.

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të hënë në Itali ku mbajti një konferencë për shtyp së bashku me homologen e tij italiane Girogia Meloni për të folur rreth marrëveshjes për refugjatët.

Rama tha se Shqipëria nuk mund të jetë zgjidhja për situatën e vështirë ku ndodhet Italia në këto momente, por mund të japë një ndihmë, pasi pas futjes në Itali, sipas tij emigrantët e paligjshëm e kanë shumë të lehtë të lëvizin në çdo vend të BE-së. Rama tha se Shqipëria i është në borxh të madh Italisë për pritjen e refugjatëve në vitet ’90, ndaj nëse ajo thërret, Shqipëria duhet të përgjigjet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026