Emigrantët drejt Shëngjinit, gazetarja jep detaje: Ja ku do të vendosen

7 Nëntor 2023 | 12:29

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni njoftoi një ditë më parë nënshkrimin e një marrëveshjeje mes Italisë dhe Shqipërisë për ngritjen e një qendre për pritjen e emigrantëve në Shëngjin.

Gazetarja e Euroenws Albania Raziela Myslimaj raportoi nga porti i Shëngjinit, ku pritet të zbarkojnë emigrantët e ardhur kryesisht nga Afrika dhe që kapen në det nga Guardia di Finanza.

Ajo tha se nga informacionet që ka mbledhur nga banorët e zonës mendohet se vendi ku do të akomodohen emigrantët e paligjshëm në pritje të procedurave të azilit do të jenë zona e Ranës së Hedhun, ku kanë nisur të ngrihen disa struktura të kampit.

Kryeministrja Meloni tha një ditë më parë se qendra e pritjes për të cilën Italia do të kontribuojë financiarisht pritet të jetë efektive në pranverën e vitit të ardhshëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026