Gazetari jep detaje nga marrëveshja me Italinë: Cilët emigrantë do vijnë në Shqipëri

7 Nëntor 2023 | 12:48

Gazetari i Corriere della Sera, Leonard Berberi tha në një intervistë për Euronews Albania se duhet sqaruar se cilët emigrantë do të vijnë në Shqipëri, ata që shpëtohen në det nga ushtria italiane apo edhe ata që shpëtohen nga anijet e organizatave joqeveritare.

Sipas tij duhet verifikuar nëse deklarata e kryeministrit Rama se në një strukturë në Shëngjin do të strehohen vetëm 3 mijë persona.

“Si gazetar, do shkojmë të vëzhgojmë nëse janë me të vërtetë 3 mijë persona apo janë më shumë. Statistika të qarta nga shpëtimi në det nuk ka, edhe sepse pjesa e refugjatëve që rrinë në Itali në mënyrë ilegale dhe nuk perceptohen, pra është një numër që nuk mund të dihet. Ne dimë që të paktën nga 1 janari deri pardje kanë arritur deri në 150 mijë refugjatë. Nga kjo, pjesa më e madhe, 95-96% janë marrë në bregdet dhe një pjesë që mungon janë shpëtuar nga organizata joqeveritare me anijet e tyre në Mesdhe. Ky është një tjetër aspekt që duhet qartësuar, pra do të dërgohen në Shqipëri edhe refugjatët që shpëtohen nga anijet e OJQ-ve apo vetëm ato që shpëtohen nga anijet e Guarda Di Finanzia, pra të ushtrisë italiane. Ky është një tjetër aspekt që duhet të analizohet,” – u shpreh Berberi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026