Rama në Asamblenë e PS: Shqipëria në nivel të ri. Në 2024 arrijmë 20 milionë turistë
Kryeministri Edi Rama tha në mbledhjen e Asamblesë së Zgjerua të Parisë socialiste se deri në fund të vitit Shqipëria mund të arrijë shifrën e 10 milionë vizitorëve të huaj.
Kjo sipas kryeministrit do të thotë shumë për shqipërinë, pasi do të thotë se kanë ardhur në vendin tonë 10 milionë konsumatorë të huaj, gjë që përkthehet në një konsum shumë të lartë, ndërsa shtoi se në 2024, Shqipëria do të arrijë 20 milionë turistë
“kjo është një parti shembull e cila në vijimësi ka bërë atë që duhet të bëjnë të gjitha degët e partisë pas çdo fitore. Mendoj se ia vlen që në prag të kongresit të PS në fillim të muajit dhjetor të bëjmë edhe një panoramë të situatës ekonomike dhe politike, në funksion të sfidave tona. Nisur nga rritjet e duke parë te ato potencialin e jashtëzakonshëm që ka Shqipëria.
Mbase është pak, por këtë vit ne kemi përjetuar një moment jashtëzakonisht domethënës kthese të mishëruar te turizm. Kemi arritur një shifër që jo shumë vite më parë do dukej e paimagjinueshme dhe ndërkohë kemi arritur në muajin tetor, që nuk është piku i sezonit, të kemi një kapërcim befasues të numrit të turistëve që kanë hyrë në Shqipëri. Kanë ardhur mbi 80% plus, nga janari në tetor kemi prekur shifrën e 9 milionë turistëve.
Nëse ky trend vazhdon deri në fund të vitit, do i afrohemi shifrës 10 milionë turistë, që është shumë domethënëse për Shqipërinë, se janë 10 milionë konsumatorë të huaj, se flas vetëm për ata me pasaportë të huaj. Kjo përkthehet në një konsum shumë të lartë. Në vitin 2024 do të arrijmë 20 milionë turistë, duket si e pamundur, por sot Shqipëria është në një nivel të ri, është hapur një portë e re”,-tha kryeministri Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës