Partizani mposht Vllazninë, të kuqtë shënojnë “poker” golash, fitorja e 6 radhazi
6 fitore në 6 javët e fundit e bëjnë Partizanin skuadrën me ecurinë më të mirë në Superligën Shqiptare, ndërsa mbrëmjen e së hënës triumfoi ndaj Vllazninsë.
Sfida e luajtur në arenën e demave u dominua plotësisht nga të besuarit e Arbër Abilaliaj, të cilët në asnjë moment nuk e vendosën në dyshim fitoren.
Goli i parë i përballjes do të vinte në minutën e 21’ me autor Arinaldo Rrapaj, ndërsa një supergol i Bekim Balajt riktheu ekuilibrat. Shkodrani realizoi me një gjuajtje nga distance, e cila vleu më tepër në aspekt personal, pasi në vijim shkodranët lëshuan terren.
Preka e Mehmeti shënuan për të mbyllur pjesën e parë në shifrat 3-1. Në fraksionin e dytë miqtë provuan të reagojnë, por e patën të pamundur pasi Maguette realizoi një tjetër gol të bukur për demat, duke vrarë përfundimisht shpresat e Vllaznisë.
Kjo ishte fitorja e 6 radhazi për Partizanin, i cili po shkëlqen nën drejtimin e drejtorit sportiv Arbër Abilaliaj. Në anën tjetër, kjo ishte humbja e parë për teknikun Qatip Osmani, teksa debutimin e bëri në barazimin ndaj Erzenit.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona