“Dashuria politike Rama-Meloni”, avokati: Ajo i beson verbërisht
Avokati Gentian Alimadhi e cilësoi një dashuri politike raportin mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe homologes italiane, Giorgia Meloni.
Sipas tij Rama është dinak dhe përfiton nga Meloni e cila i beson verbërisht Ramës.
“Unë them që në këtë raport dashurie midis të dyve, Meloni është e ndërgjegjshme e shkreta, i beson Ramës verbërisht. Ndërkohë Rama është një dinak shumë i zgjuar që mund t’ia ketë dhënë vetë ai këtë ide Melonit, hajde se do ta zgjidh unë problemin që ke ti. Edhe Rama vetë nuk beson që do të bëhet kjo punë, por fjalën e mirë e tha, kështu që nesër pasnesër kur Meloni të votojë, të japë një mendim për Shqipërinë në Evropë do të jetë pozitiv,” – u shpreh Alimadhi në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania.
Nga pranvera e vitit 2024, emigrantët e shpëtuar në Mesdhe nga anijet italiane do të transferohen në Shqipëri.
Memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar nga Edi Rama dhe Giorgia Meloni në Palazzo Chigi synon të pengojë largimet dhe trafikimin e qenieve njerëzore, si dhe të lehtësojë pikat e nxehta si ajo e Lampedusës, shkruan ANSA.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:15 Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 07:30 Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit