Ekspertja: Mund të punësojmë rreth 10 mijë emigrantë në Shqipëri
Ekspertja e punësimit, Kumrie Zika komentoi në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania vendimin për të sjellë në Shqipëri 39 mijë emigrantë në vit.
Ajo tha se nuk është mundësia për t’i punësuar të gjithë, por rreth 10 mijë prej tyre mund të integrohen në një vend të përshtatshëm pune.
“Duke ardhur si emigrantë në këto kampe është e lehtë për t’i ndihmuar që të punësohen në Shqipëri. Nuk fillon procesi i rekrutimit përmes agjencive që t’i marrësh nga vendet e tjera, por mund t’i integrosh këto persona në vende pune ku mund të integrohen shumë lehtë. Mendoj që jo të gjithë, por një pjese i gjendet vend pune, diku te 10 mijë persona,” – u shpreh Zika.
Nga pranvera e vitit 2024, emigrantët e shpëtuar në Mesdhe nga anijet italiane do të transferohen në Shqipëri.
Memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar nga Edi Rama dhe Giorgia Meloni në Palazzo Chigi synon të pengojë largimet dhe trafikimin e qenieve njerëzore, si dhe të lehtësojë pikat e nxehta si ajo e Lampedusës, shkruan ANSA.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut