“Rusia po përgatitet për luftë në Bosnjë”, politikani austriak: Perëndimi të reagojë
Gunhter Fehlinger, një ekonomist austriak dhe lobist i BE-së dhe NATO-s, jep rregullisht komente mbi ngjarjet në Evropë dhe në botë dhe një temë e shpeshtë e diskutimeve të tij janë ngjarjet në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në rajon.
Në një intervistë për Euronews Albania politikani austriak komentoi deklaratën presidentit të RS-së Milorad Dodik i cili sërish thirrje për shpërbërjen e Bosnjë-Hercegovinës dhe shpalli bashkimin e Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës.
Ai i cilësoi këto deklarata si shumë të rrezikshme dhe theksoi se NATO, në bazë të marrëveshjes së vitit ’99, mund të ndërhyjë ushtarakisht nëse Vuçiç tenton të prekë Bosnjën apo Kosovën.
Fehlinger tha se Rusia po përgatet për luftë për të ndarë Bosnjën dhe bëri thirrje që Perëndimi të reagojë ndaj Dodik sa nuk është vonë.
“Është shumë e rrezikshme, pas katastrofës së Banjskës tani rreziku i radhës është në Bosnjë dhe fatkeqësisht Evropa nuk është e përgatitur, ndaj kam folur me BE dhe NATO edhe në media që të përgatiten për një skenar të tillë. Mendoj se skenari më i keq është ndarja e republikës serbë të Bosnjë dhe kjo është shumë e rrezikshme dhe do të jetë nevoja për një ndërhyrje ushtarake.
Rusia është pas luftës në Kaukaz, pas agresionit serb në Banjskë dhe në Lindjen e Mesme duke mbështetur Iranin. Plani i Rusisë është të nisë një luftë të re në Bosnjë, Perëndimi duhet të gjendet i përgatitur, BE duhet të reagojë nëse Dodik shmang linjën zyrtare të BE”, tha ai.
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq