BE vlerëson zgjedhjet në Kosovë, pritet formimi i qeverisë dhe vijimi i dialogut me Serbinë
Dy komisionerët kryesorë të Bashkimit Evropian, ai për politikën e jashtme Josep Borrel dhe komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi dolën të hënën me një deklaratë të përbashkët në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë ku thanë se presin certifikimin e rezultatit final të zgjedhjeve, për krijimin e parlamentit dhe qeverisë së re, por edhe zgjedhjen e presidentit të ri.
Borrel dhe Varhelyi kanë siguruar që misioni i ekspertëve elektoralë të BE-së do të vazhdojë që të mbetet në Kosovë në mënyrë që të ndjekë dhe procedurat post-elektorale si dhe të japë rekomandime. Deklarata përmend dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, dhe BE pret që autoritetet e reja në Prishtinë të angazhohen në mënyrë konstruktive me qëllim që të vazhdojnë takimet ndërmjetësuara nga BE në lidhje me dialogun si dhe të shikojnë mundësitë përpara tyre për të arritur një marrëveshje të përgjithshme.
I deleguari i veçantë i BE-së për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit Miroslav Lajcak ka përshëndetur dhe shpërndarë në Twitter deklaratën e përbashkët të komisionerëve evropiane.
“Zgjedhjet e djeshme në Kosovë treguan maturitet të institucioneve të saj, të gjithë aktorëve dhe partive politike. Qytetarët e ngritën zërin e tyre në mënyrë që ai të dëgjohet dhe po pres që të punoj me qeverinë e re për vazhdimin e Dialogut,” – u shpreh Lajçak.
Komisionerët evropiane theksuan që BE do të vazhdojë të mbetet e angazhuar në Kosove, në mënyrë që ajo të arrijë një progres të dukshëm në rrugën e saj evropiane. Progresi, sipas tyre, do të thotë progres në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, në Axhendën për Reformën Evropiane si dhe në bashkëpunimin rajonal.
Lexoni gjithashtu:
Zgjedhjet në Kosovë, Lajçak: Po pres që të punoj me qeverinë e re për vazhdimin e dialogut
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve