Kush janë faktet e reja të SPAK për Metën? Hitaj: Rama nuk do që ta godasë por…

8 Nëntor 2023 | 21:34

Gazetari Arbër Hitaj, foli në lidhje me paraqitjen e Ilir Metës ditën e sotme në SPAK në lidhjen me çështjen CEZ-DIA.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se  në rastin e Metës, nuk shikon ndonjë indicie që drejtësia po preket nga politika.

Mes tjerash ai tha se nëse për këtë çështje do të dalin fakte të reja, dosje të tjera do të hapen.

“Nuk shikoj indicie që shkojnë tek politika.  Në rastin e CEZ-DIA ka qenë kjo parti në pushtet që dikur e ka mbrojtur Metën dhe tani ta shesë tek drejtësia. Në rastin konkret nuk shikojë ndonjë indicie që drejtësia po preket nga politika. Në momentin që u bë dhe çështja e likuidimit të CEZ në vitin 2014 me negociata, atëherë ka pasur një rrjedhje të shumë informacioneve  dhe komunikimeve zyrtare që kishin vetë drejtuesit e CEZ. Në një moment thoshin se s’kemi t’i bëjmë Kastriot Ismailajt dhe në një moment tjetër thonë shyqyr që shpëtuam nga Ismailaj. Kjo çështje është gjykuar, por nëse ka çështje të reja të gjitha çështjet mund të rihapen. Nuk mendoj se mazhoranca ka interes  që të godasë Metën në këtë moment”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026