Spahiu: SPAK po heton Metën mbi disa letër porosi nga prokuroria çeke
Juristi Kreshnik Spahiu tha në “Now me Erla Mëhilli”, se në lidhje me çështjen e CEZ-DIA, për të cilën u pyet sot në SPAK kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë ardhur dy letër-porosi nga Çekia.
Ai tha se prokuroria çeke mund të ketë dërguar prova të reja për këtë rast ndaj edhe prokuroria speciale është vënë sërish në lëvizje për këtë çështje.
“Në dijeninë time kanë ardhur dy letër-porosi nga Çekia. Letër-porosia detyrimisht i dërgohet organit hetimor të vendit përkatës. Prokuroria çeke mund të ketë dërguar prova të reja në lidhje me këtë çështje të cilat e kanë detyruar prokurorinë speciale që të vërë sërish në lëvizje këtë çështje.
I pyetur nëse mund të ngrihet një akuzë nga këto letër-porosi, juristi tha se kjo është në varësi të provave që mund të ketë dërguar gjykata.
“Ajo varet nga provat që mund të kenë dërguar nga Çekia. Provat i vlerëson gjykata. Këtë e kam thënë edhe për çështjen e Berishës, kur flitet ka apo nuk ka prova. Sot për sot s’ka prova, por prokuroria mjafton të ketë disa dyshime të arsyeshme për të ngritur hetimet”,-tha Kreshnik Spahiu.
Kujtojmë se dosja CEZ-DIA për të cilën është thirrur në SPAK, Ilir Meta është një nga më të vjetra në Prokurorinë e Posaçme dhe e udhëheq vetë kreu i SPAK Altin Dumani.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë