Liverpool drejt kualifikimit, Slavia sfidon Romën. Europa League me 16 sfida
Një fitore në transfertën e Toulouse do të sillte kualifikimin për Liverpooli ne Jurgen Klopp, i cili vjen me pikë të plota pas 3 ndeshjesh në grupet e Europa League. Anglezët po kalojnë një formë shumë të mirë, ndërsa kundërshtari nuk premton rezistencë.
Mungesat mbeten shqetësim për teknikun gjerman, por dhe kundërshtari në anën tjetër thuajse ka të njëjtën situatë. Në 5 përballjet e fundit, Liverpool numëron 4 fitore dhe 1 barazim, ndërsa Toulouse 3 humbje e dy barazime.
Në të njëjtin grup luhet dhe Lask-Royale Union, me belgët të cilët në rast fitore do të vijonin ndjekjen ndaj kryesuesve anglezë. Një tjetër ekip që meriton vëmendje është Roma, që udhëton drejt Cekisë.
Slavia Pragës është një sfidant në ligat evropiane, por romanët nuk tolerojnë surpriza. Përballja e 2 javëve më parë u fitua nga Mourinho 2-0, ndërsa gjërat në transfertë bëhen më të vështira.
Dy skuadrat e tjera të grupit nuk kanë objektiva, konkretisht Servette e Sheriff, të cilat kanë vetëm 1 pikë, ndërsa përballen së bashku në ndeshjen e 4-ët në grupe. Në Azerbajxhan, Leverkuseni synon të vulosë kualifikimin, pas një ecurie fantastike në Bundesligë dhe Europë. Skuadra e Xabi Alonson sfidohet nga Karabag, por ndeshja e parë u fitua nga gjermanët 5-1.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni