Ylli Manjani: Po ka gisht Meta në çështjen CEZ-DIA ta fusin brenda në burg

9 Nëntor 2023 | 22:35

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, foli në lidhje me thirrjen e Ilir Metës në SPAK, për çështjen CEZ-DIA.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania ai theksoi se nëse Meta është i përfshirë në këtë çështje ta fusin në burg.

Mes tjerash nënvizoi se drejtësia po përdoret për gjykime politike.

“Nuk i dimë detajet për Metën që u thirr në SPAK. Unë e kuptoj që në Shqipëri ka politikanë ku përfshihet Berisha, Meta, Edi Rama gjithashtu që publikisht kanë nevojë që të gjykohen. Ky gjykim nuk ka ardhur në mënyrën e duhur nga mjetet politike, dhe është orientuar gjithë opinioni publik që këtë gjykim që se kanë bërë mjetet politike, po kërkojnë të ja bëjnë gjykatës. Drejtësia po përdoret për gjykime politike. Nëse Meta është përgjegjës për CEZ-DIA, ok në rregull, ta fusin në burg ta lënë të lirë. Me një episod  nuk mund të krijosh një ngjarje kaq të madhe”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026