FOTO| U ekzekutua me armë zjarri në Ekuador, gazetari zbulon kush ishte shqiptari
Gazetari Dashamir Biçaku, ishte të premten i ftuar në një intervistë për “Review” në Euronews Albania ku foli për arrestimin e Dritan Rexhepit si edhe për vrasjen e Arjanit Rizaj. Vrasja e këtij të fundit u bë e ditur mbrëmjen e djeshme.
Biçaku ka bërë një profil të shkurtër të këtij personazhi i cili u ekzekutua me pistoletë pranë një spitali në Ekuador.
Ai tha se 43-cjeçari ishte një personazh i panjohur për Ekuadorin pasi nuk kishte rekorde të mëparshme kriminale të regjistruara, por ekzekutimi i tij mund të ketë ardhur për shkak të përplasjeve për kokainën.
“Arjanit Rizaj 43-vjeç, ky është identiteti i cili është zbuluar, se mund të ekzistojë mundësia që dokumenti që ka prezantuar në Ekuador të jetë fals. Autoritetet akuadoriane nuk kanë pasur asnjë informacion për të.
Ai ka hyrë në Ekuador në rrugë tokësore, besohet të ketë hyrë nga Peruja. ai nuk njihet nga autoritet ndaj edhe vrasja e tij, sigurisht që lidhet me përplasjet për shkak të kokainës, por ende nuk ka asnjë informacion për të, pasi ai nuk ka asnjë rekord kriminal në Ekuador”, tha gazetari.
Gazetari Biçaku gjithashtu siguroi për emisionin edhe një foto të Arianit Rizaj, 43-vjeçarit të ekzekutuar.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin