“Për të ishte vdekja më e bukur në botë”- Baku: Të gjithë fajtor për Dwamena
Gazetari Ervin Baku, ishte i ftuar këtë të shtunë në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, ku foli në lidhje me vdekjen e futbollistit Raphael Dwamena, i cili pësoi një atak kardiak gjatë ndeshjes Egnatia- Partizani.
Baku tha se futbollisti kishte një pasion të çmendur për futbollin, duke shtuar në mënyrë metaforike se “për të mund të ketë qenë vdekja më e bukur në botë”.
Gazetari tha se fajtor për vdekjen e futbollistit ganez janë të gjithë ata që e lejuan të lozte duke i ditur problemet e mëparshme që ai kishte me zemrën.
Baku theksoi se kur një futbollist nuk lejohet të luajë në kampionatet evropiane, atëherë edhe në Shqipëri duhet ngritur alarmi që ai të mos luajë.
“Tronditje e madhe, keqardhje dhe shok i rëndë pasi vdes një futbollist në sportin më të bukur në botë. Për atë ishte vdekja më e bukur në botë, pasi vdiq në fushën e lojës. Kështu e paska shkruar Zoti për atë megjithëse unë mendoj se jemi të gjithë përgjegjës për vdekjen e tij. I kishin dhënë tre paralajmërime të forta, në Spanjë, në Austri dhe në Zvicër që nuk duhej të luante më futboll. Megjithatë pasioni i tij ishte i çmendur dhe shikoj dhe veten e tij në pasionin e tij të çmendurisë, por ne duhet ta ndalonim të gjithë.
Dhe ne si media duhet të ngremë alarmin, kur një futbollisti nuk i lejohet të luajë në shumë kampionate dhe këtu të mos luajë, pavarësisht se këmbngulë të luajë për shkak të pasionit. Mbi jetën s’ka asgjë më të çmuar. Zoti na e ka dhënë jetën të jetojmë dhe e ndihmoi dy herë. Ai pati dy ndalesa të forta kardiake dhe hera e tretë ishte fatale”, tha Daku.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut