Kryetari i bashkisë Kuçovë drejt shkarkimit! Çfarë zbulon avokati
Avokati Arben Llangozi ishte këtë të hënë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur rrethe një shkarkimi të mundshëm të kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari.
Sipas avokatit me shumë gjasa Hajdari ka për t’u shkarkuar të martën, pasi ai ka parqaitur një formular të falsifikuar ku ka fshehur se ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Janinës, për kalim të paligjshëm kufiri. Sipas Avokatit falsifikimi i dokumentave është një vepër penale e përsëritur nga krybashkiaku, ndaj shprehet se shkarkimi i tij nga ky post do të jetë i shpejtë.
“Në rastin aktual i referohemi rasteve të tjera analoge, si kryebashkiaku i Shkodrës, që fitoi por nuk u mandatua, kemi edhe rastin e zotit Roshi, Elvis Roshi kryebashkiaku i Kavajës rezultoi i dënuar në shtetin Italian, më pas është arrestuar është proceduar penalisht në të njëjtat kushte si zoti Hajdari dhe më pas është shkarkuar.
Ne nuk jemi para faktit që kemi kusht ndalues apo jo të kandidimit të zotit Hajdari, por jemi para faktit që zoti Hajdari ka paraqitur një formular të falsifikuar apo të pavlefshëm në kuptim të ligjit për dekriminalizimin, duke kryer kështu edhe veprën penale të falsifikimit të formularit”,-tha avokati
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet