Gjyqi për statutin, PD kërkon të shpallen të falsifikuara shkresat e Rithemelimit
Në Gjykatën e Tiranës po mbahet sot seanca e radhës lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha për të regjistruar ndryshimet statutore që u bënë në Kuvendin Kombëtar të kësaj partie, më 2 shtator të këtij viti.
Avokatët e PD zyrtare kanë kërkuar të deklarohen të falsifikuara tre shkresa të palës tjetër, PD e Rithemelimit dhe PD e Bardhit, aktet e këshillit kombëtar të mbledhur online nga Gazment Bardhi.
“Pretendojmë që provat e mbledhjes së këshillit kombëtar të 29 korrikut kanë akte të falsifikuara, shkresa për mbledhjen dhe procesverbali i mbledhjes”, thanë avokatët e Bashës.
“Pala kërkuese po bën kërkesa të njëpasnjëshme për ta zvarritur procesin. Unë konfirmoj se asnjë prej këtyre akteve për të cilat u ngritën pretendime të jetë në shkelje të ndonjë ligji. Këto kërkesa janë të përsëritura dhe abuzive me qëllim për ta zvarritur këtë proces”, tha Marash Logu, avokat përfaqësues i Bardhit.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.