“S’i besoj teknologjisë”| Ish-menaxheri i Dwamena: Hoqi defribilatorin, çfarë më tha
Raphael Dwamena, 28 vjeç, vdiq të shtunën, gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani në minutën e 24’ të ndeshjes që po luhej në stadiumin në Rrogozhinë.
Ish-menaxheri i tij në kohën kur luante për Zvicrën, Philipp Degen tha se e kishte këshilluar që të mos e hiqte defibrilatorin në zemër, ndërsa Dwamena i kishte thënë se nuk besonte te teknologjia dhe për këtë arsye do e hiqte, pavarësisht se sëmundja e tij se toleronte një vendim të tillë.
“Unë nuk i besoj më teknologjisë. Të gjithë rrezikun e marr mbi vete. Nëse ndodh diçka, është faji im”, kishte thënë Dwamena.
Ai kishte vuajtur nga problemet e zemrës për një kohë të gjatë dhe ishte rrëzuar në fushë edhe në një rast tjetër, gjatë një ndeshjeje me Blau-Weiss Linz në vitin 2021.
Dwamena u diagnostikua me aritmi kardiake ndërsa luante për Zyrihun e Zvicrës në vitin 2017.
Pikërisht për shkak të sëmundjes, karriera e tij nuk shkoi siç ishte planifikuar. Sidoqoftë futbollisti e cilësonte veten si “fetar”. Ai thoshte se kishte besim në Zot dhe besonte se ëndrrat e tij do të realizoheshin falë talentit dhe punës, pa marrë parasysh nga se vuante.
Dwamena kujtonte shpesh rastin e danezit Christian Eriksen, i cili pavarësisht se u rrëzua në fushë teksa luante për në Euro 2021, u transferua te Man Utd.
Ai iu rikthye futbollit profesionist në fillim të vitit 2023 me klubin e kategorisë së parë, KF Egnatia.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi