Vdekja e 3-vjeçarit/ Avokati: Mjeku Xhaxho mund të dënohet me shërbim prove, pa burg

14 Nëntor 2023 | 07:52

Avokati Arbër Hoxha ishte këtë të martë i ftuar në “Good Morning Albanians”, ku ka folur për rastin e djalit 3-vjeçar Brian Spahiu, i cili vdiq pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për dhëmbët në klinikën e mjekut, Roland Xhaxho. Referuar ekspertizës mjeko-ligjore, djali ka humbur jetën pasi anestezia i ka sjellë isuficencë multiorganore.

Lidhur me këtë rast avokati Hoxha, shpjegoi në Euronews Albania se si mund të dënohet mjeku Xhaxho. Ai tha se ekziston edhe mundësia që mjeku të dënohet me shërbim prove.

“Është e qartë që shkaku i vdekjes ka qenë dhënia e anestezisë, në këto kushte ëhstë e provuar lidhja shkakësore. Neni 96 i kodit penal parashikon një dënim nga 30 ditë  deri në 5 vite burg. Në paragrafin e dytë parashikohet nëse është shkaktuar sëmundja e HIV-AIDS parashikohet një dënim nga 3-7 vite burg. Pjesa e dytë ka të bëjë me dënimet plotësuese,  si heqja e licencës profesionale deri në 5 vite.

Kjo mund të jetë e pamjaftueshme për familjarët, por ky është kodi penal. Në këto kushte nuk mund të shlyhet dënimi me gjobë. Kodi penal parashikon që për rastet e dënimit deri në 5 vite burg, mund të pezullohet ekzekutimi i dënimit me burgim dhe vendosja e të dënuarit në provë, ku mund të kryej shërbime publike”,-tha avokati Arbër Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024