Serbia bleu pikturën me motive shqiptare/ Robert Aliaj: Ajo flet më shumë në Beograd
Artisti Robert Aliaj ishte këtë të martë i ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania për të folur rreth pikturës me motive shqiptare të blerë nga Serbia.
Vepra e titullar “Pushimet e Bashibozukut” e realizuar nga artisti malazez Paja Jovanoviç në vitin 1858 është blerë nga autoritet e Beogradit në një ankand në Londër për shumën 350 mijë euro.
Robert Aliaj tha se kjo nuk përbën asnjë dramë, pasi është një vepër për të cilën ne nuk kemi asnjë të drejtë, madje ai tha se ajo vepër flet më shumë në Beograd.
“Nuk është kjo drama që mund të ndodh, pasi ne nuk kishim asnjë të drejtë. Madje ajo flet më shumë në Beograd se ka vlera etnografike shqiptare dhe ekzistence, që u thotë atyre “ore idiotë, ne jemi aty sepse po e konfirmoni ju vetë”, pra është më e bukur aty ku është se sa ta marrim e ta izolojmë.
I gjithë ky diskurs i izolimit, për të qenë kundër serb, për këtë arsye, mua më duket kundra-shqiptare. Më vjen keq që jam kaq i ashpër kundër Serbisë në duhet të jemi me argumente të tjerë. duke mbështetur Albin Kurtin, duke mbështetur kosovarët në gjithë atë luftë që po bëhet aty, jo duke mbështetur këtë gjë”,-tha Robert Aliaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.