Pësoi atak kardiak në fushë, sulmuesi holandez tërhiqet nga futbolli

14 Nëntor 2023 | 19:48

Sulmuesi i kombëtares holandeze, Bas Dost është tërhequr nga futbolli në moshën 34-vjeçare.

Në 29 tetor sulmuesi pësoi një atak kardiak gjatë ndeshjes NEC-AZ Alkmaar.

34-vjeçari arriti të shpëtojë vetëm falë ndërhyrjes së menjëhershme të stafit mjekësor të cilët e dërguan me urgjencë në spital.

Bas Dost ka lënë spitalin në Amsterdam, megjithatë, si masë paraprake i është vendosur një defibrilator i brendshëm. Pas diagnostikimit të miokardit, sulmuesi ka njoftuar se nuk do të zbresë më në fushën e blertë.

“Jam i lumtur që jam kthyer në shtëpi dhe do të shërohem tani. Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe”, tha Bas Dost në një mesazh për klubin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026