Gazetari: Dritan Rexhepi, marrëdhënie dhe me familjen presidenciale të Ekuadorit
Gazetari Elkier Bushkolaj tha në një intervistë për Euronews Albania se Dritan Rexhepi, i cili u arrestua në Stamboll si kreu i kartelit “Kompania Bello” dhe ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, kishte marrëdhënie dhe me familjen presidenciale të Ekuadorit.
Rexhepi, i cili njihet si një nga vrasësit e parë me pagesë në Shqipëri, dyshohet se ka kryer vrasje edhe në Brazil e Ekuador.
“Dritan Rexhpi është nga ata lojtarë në trafikun e kokainës që krimi shqiptar e ka futur në kategorinë superiore. Nëse shqiptarët deri në periudhën kur Rexhepi mori drejtimin e ‘Kompania Bello’ punonin ose me italianë, ose me malazezët, ose me serbët, tashmë Dritan Rexhepi arriti të krijonte një kompani ku gërshetoheshin 14 grupe kriminale që merrnin përsipër gjithë procesin, që nga blerja e lëndës narkotike në Amerikën Latine deri në ardhjen e saj në tregjet e Bashkimit Europian,” – u shpreh Bushkolaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve