“Operuam fëmijën 6-vjeç me sindromën FHEIG”, mjeku: S’ishte bërë kurrë ky operacion

15 Nëntor 2023 | 08:05

QSUT një ndërhyrje e kompleksitetit të lartë është realizuar nga personeli shëndetësor i Shërbimit të Kirurgjisë Orale dhe Maksilofaciale, tek një fëmijë i diagnostikuar me një sindromë të rrallë, FHEIG sindromë, i pari rast i evidentuar në Shqipëri.

Pikërisht për të folur për këtë ngjarje në shëndetësinë shqiptare ishte i ftuar mën gjesin e kësaj të mërkure në “Good Morning Albanians” mjeku Arlind Myftari. Ai përveçse zbuloi vështirësitë e  trajtimit të kësaj sëmundje kaq të rrallë, gjithashtu shprehu habinë që familja e djalit vendosi t’u besojë mjekëve shqiptarë dhe nuk ikën për ta kryer operacionin jashtë shtetit.

“Analiza u dërgua në Gjermani, i është bërë tre herë përsëritja, se edhe laboratori në Gjermani ishte i pasigurt për të dhënë këtë përgjigje. U bën tre herë analizat. Kur ka ardhur përgjigjja, ne ishim në dijeni që mund të ishte e njëjta gjë. Kemi kërkuar në protokolle, kemi diskutuar me mjekë.

Te ne ka pasur vetëm raste të identifikuara, por jo të mjekuara dhe nuk kishim ku të mbështeteshim. Ka vetëm tre raste të diagnostifikuar me këtë sëmundje, por asnjëri prej këtyre nuk është trajtuar me operacion. Në momentin që ka ardhur testi ne lajmëruam familjen. Unë në atë kohë isha i lidhur me një fondacion që dërgonte fëmijët jashtë për operacion, ua sugjerova atyre, por ka qenë insistimi i tyre për ta operuar fëmijën në Shqipëri”,-tha doktori.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024