Eni Ferhati: Çfarë pritet të ndodhë pasnesër me Vangjush Dakon
Gazetari Eni Ferhati tha në emisionin Now në Euronews Albania se ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako pas dy ditësh ka mundësinë e fundit për të lënë qelinë pasi ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.
“Nisur nga akuzua për shpërdorim detyre do shohim shumë më tepër kryebashkiakë nën hetim. Po të marrim rastin e Dakos, që pasnesër ka mundësinë e fundit për të dalë nga qelia, pasi ka bërë një rekurs në Gjykatën e Lartë dhe kjo është mundësia e tij e fundit për të përfituar një masë më të lehtë sigurie. Vangjush Dako akuzohet për shpërdorim detyre para 11 vitesh. Me këtë standard çdo kryetar bashkie, edhe në Tiranë të gjithë kryetarët e bashkisë, po t’i hyje leje zhvillimore do ngeleshin në rrjetë të gjithë majtas djathtas”, tha gazetari.
Ish-kryebashkiaku u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme nën dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.
Rasti i parë për të cilën akuzohet Dako lidhet me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshtim me ligjin.
Akuza tjetër që rëndon mbi ish-kryebashkiakun lidhet me tenderin për bërjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare, që iu rrit vlera 10-fish.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve