Gjetja e kokës së prerë në Sarandë/ Policia vijon hetimet, rrethohen varrezat

15 Nëntor 2023 | 11:33

Hetime intensive janë duke u kryer në fshatin Xarrë të Sarandës të martën u zbuluan mbetje trupore të një njeriu.

Pjesë e trupit të zbuluar është material kockor nga koka e njeriut, e cila ka ende inde.

Korrespondentja e Euronews Albania, Anxhela Lushkaj tha në një lidhje direkte se nga dita e djeshme dhe sot, varreza e Kllogjerit është rrethuar nga policia e askush nuk e lejohet të futet.

Policia po vijon hetimet se kujt i përket materiali kockor dhe me çfarë ngjarje lidhet. Deri më tani ka dyshime se materiali kockor mund t’i përkasë një prej të zhdukurve në Sarandë, Leonard Theodhori dhe Fatmir Sulovari.

Ata u zhdukën në mënyrë misterioze dhe dyshohet se janë vrarë, e janë groposur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026