Përballja 8 me 3 në Tiranë, Spiropali: Nuk është çështje numrash, por cilësie e drejtuesve

18 Shkurt 2021 | 11:40

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali  deklaroi në Euronews Albania se fushata elektorale në Tiranës mes PS-së dhe PD-së, sa i përket numrit të drejtuesve nuk është çështje numrash por cilësie.

“Ne nuk jemi vetëm, ne punojmë me një grup deputetësh shumë të motivuar shumë të vendosur që nuk i janë ndarë zonave te tyre dhe kanë aty me ta çdo ditë. Jemi një ekip i tërë”, u shpreh zonja ministre teksa u pyet se PD-ja ka 8 drejtues dhe PD vetëm 3. 

Ministrja nuk dha një emër, teksa u pyet nga gazetarja Loneta Progni se kë shikon si drejtues më të ‘fortë’ në Tiranë.

“Nuk kam ndaluar të analizoj fortësinë e tyre, dhe nuk e shoh të tillë, për mua shumatorja e produktit të tyre është ajo që është. Besoj që PD dhe Lulzim Basha nuk janë gati për të bërë një fushatë dhe për t’ju thënë qytetarët ato që kanë bërë në 4 vite”, u shpreh ajo.

Sa i përket përballjes me Flamur Nokën në  Kamëz, ajo tha se demokratët e kësaj bashkie janë të zhgënjyer.  

“Vërtet është një bashki që ka votuar djathtas por ajo votë është shpërdoruar tërësisht dhe besimi i tyre është thyer”, u shpreh ajo.

Lexoni gjithashtu: 

Deklarata e Kurtit për bashkim kombëtar, Spiropali: Të bashkëpunojnë si dy shtete që kanë një qëllim të përbashkët

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026