“Gratë shtëpiake duhet të marrin pension”, pastori: Më me rëndësi se leja e ciklit

15 Nëntor 2023 | 21:47

Pastori Paulin Vilajeti tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se edhe gratë shtëpiake duhet të marrin pension sepse kanë punuar gjithë jetën dhe meritojnë të paguhen kur të vijnë në atë moshë.

Sipas tij, kjo është një çështje që ka më shumë vend për diskutim sesa leja nga puna gjatë kohës që një vajzë a grua është me menstruacione sepse Shqipëria është një vend me popullsi që po shkon drejt plakjes pikërisht sepse po humb fokusi nga familja duke ju dedikuar karrierës.

“Është e domosdoshme të merret shteti shqiptar. Ne jemi një popullsi që po shkojmë drejt plakjes, ne nuk e kemi më atë luks që të mos kujdesemi për gratë. Unë mendoj ka një çështje më themelore për gratë se çështja e menstruacioneve. Ka një çështje më themelore. Sa gra në Shqipëri, sot që flasim kanë punuar tërë jetën në shtëpi dhe nuk kanë pension? Unë mendoj se shteti shqiptar për të gjitha gratë që janë shtëpiake, kanë punuar tërë jetën, ato në moshën e pensionit shteti shqiptar duhet t’u japë pension,” – u shpreh  Vilajeti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026