Mjeku izraelit: Spitali ‘Al Shifa’ është bazë terrori e Hamasit, s’është më spital
Mjeku izraelit Gedalya Fendel ishte mëngjesin e kësaj të enjteje i ftuar në “Good Morning Albanians”, ku tha se nuk mund ta cilësojmë më “Sl Shifa” si një spital, pasi sipas tij, ai është kthyer në një bazë për terroristët e Hamasit.
Ai tha se në spital janë gjetur armatime edhe poshtë krevateve të pacientëve.
“Mos thoni më spitali, ai është një spital që është një bazë për terroristët e Hamasit. Ushtria po përpiqet të luftojë terrorin. Ju po më pyesni për një spital?! Çfarë mund të bëjë unë atje? Nëse doni të pyesni për atë, pse s’flisni për njerëz, për pengje, fëmijët e lënë jetim në Izrael.
A i keni parë në mediat ndërkombëtare pajisjet luftarake të cilat janë gjetur pas perdeve të spitaleve? A keni informacione për këtë? I keni parë armët edhe nën krevat. Ju duhet të pyesni edhe për këtë pjesë. Izraeli do jetë i pari që do të sjellë mjek, sa të mundet. Shteti po bën maksimumin e tij për t’ia dalë në këtë situatë lufte dhe ju sigurisht duhet ta vlerësoni këtë”,-tha mjeku.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor