Elezi zbulon ‘skemën’: Pse serbët në Veri po kërkojnë pasaporta të Kosovës
Eksperti i Sigurisë, Bedri Elezi, është shprehur se asnjë serb në veri të Kosovës nuk ka mundur të lëvizë lirshëm në zonën Shengen të BE-së, megjithëse kanë pasur pasaporta serbe.
Komentet Elezi i bëri përmes një lidhjeje me emisionin “Good Morning Albanians” në EuroNeës, ku tha se kjo vinte për shkak se BE lejonte të lëviznin lirshëm vetëm serbët resident në Serbi.
Kjo sipas Elezit ka bërë që shumë serbë në Kosovë të interesohen për pasaporta të Kosovës dhe të vendosin targa të Kosovës.
“Është një numër i madh i serbëve të interesuar për t’u pajisur me pasaporta të Kosovës dhe për të pajisur makinat e tyre me targa të Kosovës. Kjo vjen pas vendimit të BE-së për të futur Kosovën në Shengen. Pra duan të shfrytëzojnë lëvizjen e lirë.
Regjistrimi i veturave, është i ndërlidhur me hyrjen e Kosovës në Shengen. Qytetarët e Serbisë, edhe pse kanë pasur pasaportat e Serbisë, nuk kanë mundur të udhëtojnë në Shengen, megjithëse Serbia ka qenë më parë në zonën e lirë. Asnjë serb që ka jetuar në Kosovë, nuk ka qenë banor i Serbisë dhe nuk ka pasur mundësi të lëvizë në Shengen, megjithëse kishin pasaporta serbe.
Kjo pasi vendimi i BE-së ishte që vetëm banorët rezidentë të serbisë mund të lëviznin. Pra ishte familja Shengen që kishte përjashtuar qytetarët. Në pasaportat e këtyre qytetarëve ishin përcaktuar koordinatat. Pra rezidenca”, është shprehur Elezi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:16 Elon Musk rrezikon statusin e trilionerit pas rënies së aksioneve të SpaceX dhe Tesla-s
- 09:07 Konferenca për rindërtimin e Ukrainës pas luftës, Zelenskyy nuk do të marrë pjesë. Shkak tensionet me Poloninë
- 08:54 Fenomen që ndodh çdo 80 vjet, një yll i ri pritet të shfaqet në qiell deri më 25 qershor
- 08:53 Tajvani në tension: Koha e paralajmërimit për çdo sulm nga Kina po shkurtohet
- 08:40 Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
- 08:40 Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë