Nëna e vajzës me autizëm: Kam paguar deri 200 mijë lekë shtesë në kopshtin shtetëror

16 Nëntor 2023 | 09:16

Fatma Spahiu, drejtore ekzekutive e Qendrës Shqiptare Për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta, ishte këtë të  enjte në “Good Morning Albanians” për të folur rreth eksperiencës së saj si nënë e një fëmije që i përket spektrit autik.

ajo tha se për vajzën e saj, kur ajo ishte ende e vogël, ka paguar një shumë ekstra në kopsht, që shkonte 15-20 mijë lekë të reja, ndërsa  theksoi se me kalimin e viteve këto çmime që prindërit duhet të paguajnë janë rritu edhe më shumë.

“Unë nuk është se kam paguar shumë, në fillimet e mia në kopsht shtetëror. Shifrat mund të kenë qenë 15-20 mijë lekë të reja në muaj, kjo në varësi edhe të kostos së qëndrimit. Tashmë është rritur kuota dhe mund të shkojë deri në 40 mijë lekë të reja në muaj.

Është e dhimbshme, se paga minimale është 400 mijë lekë. Një prind nuk punon pasi i duhet të kujdeset për fëmijën. Unë kudo ku më jepet mundësia e ngre si shqetësim, se paguhet në kopsht shtetëror njësoj si në kopsht privat”,-tha Fatma Spahiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024