Alarmi i Zelenskyt, analisti: Nga mund të nisë lufta në Ballkan, shteti që rrezikon
Analisti Sadri Ramabaja bëri për Euronews Albania një parashikim të konflikteve që mund të zhvillohen në rajonin e Ballkanit.
Sipas analistit konflikte mund të rifillojnë në veri të Kosovës dhe në Bosnjë , ndërsa shprehet se shpërthimi i skenave të luftës mund të ndodh në Sanxhak, pasi sipas tij kryengritjet do të përshkallëzohen.
“Penetrimi i thellë i kishës serbe në Malin e Zi dhe kombinimmi i veprimtarisë së saj në skenën politike atje, mund të themi se është kurorëzuar me një pikë të pushtimit të butë të malit të zi, ndaj atje nuk pres që mund të ketë skena lufte, në fillim së paku, sepse konsiderojnë se tashmë e kanë nën kontroll të plotë Malin e zi.
Por gjasa reale ka që skena lufte të kemi në veri të Kosovës. Njëkohësisht mund të kemi shpërthime të tjera në Bosnje, sidomos sipas parashikimeve të mia mund të kemi në Sanxhak. Kryengritja nuk do të mund të kufizohet, kontrollohet, të mbesë e kontrolluar si në Bosnjë edhe në Kosovë, por ato do të shpërthejnë pikërisht në Sanxhak”,-tha analisti Ramabaja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq